Kronikë

Therje me thikë në Podujevë, arrestohet një i mitur

Një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka therur një të mitur tjetër gjatë një përleshje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:25, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i mituri, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër, i mitur. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.