Vodhën 36 hektarë tokë në Spille të Kavajës, 10 në pranga

Vodhën 36 hektarë tokë në Spille të Kavajës, 10 në pranga

15 nëntor 2017 13:15

Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka zbardhur skemën me të cilët mbi 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë kanë arritur të marrin 36 hektarë tokë ranishte në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Drejtues Lutfi Minxhozi në daljen e tij për mediat sqaroi me detaje se si bëhej përvetësimi i pronës.

Minxhozi: Përpara se të përpilonin certifikatat e pronësisë, fillimisht identifikonin banorët e mirë besuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas identifikohej blerësi dhe bëhej regjistrimi i menjëhershëm në hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte në shumicën e rasteve, kryheshin pa u vënë në dijeni banorët në emrat.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme