Ndalohet i mituri që sulmoi protestuesen gjatë fjalimit të saj Foto: Ilustrim

Ndalohet i mituri që sulmoi protestuesen gjatë fjalimit të saj

15 nëntor 2017 11:09

Ankuesja shqiptare, shtetase e Kosovës, kishte raportuar se deri sa ishte duke mbajtur një fjalim në protestën e cila ishte duke u mbajtur më 11 nëntor 2017, në qendër të qytetit të Gjilanit rreth zhvendosjes së një “përmendoreje”, një person i panjohur ka tentuar ta sulmojë, mirëpo është ndaluar nga disa pjesëmarrës të protestës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se janë intervistuar disa dëshmitarë, ishte njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe në mungesë të personit të dyshuar, rasti i referohet njësive hetuese.

“Gjatë hetimeve në vazhdim Policia e Kosovës, nga rrjeti social ,,Facebook” në faqen e një radioje lokale me 13 nëntor 2017 kanë siguruar një video incizim ku është identifikuar i mituri shqiptar shtetas i Kosovës (2001) i dyshuar për veprën e cilësuar si “Sulm””, thotë pk.

Më tutje PK shton se gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit të tij janë gjetë prova të qëndrueshme se ai ishte i involvuar në këtë rast. Ai i revoltuar me fjalimin e saj ishte nisur që t’ia marrë letrën prej dorës, por ishte penguar nga pjesëmarrësit që ishin prezent. Pas intervistimit prokurori i shtetit të miturit të dyshuar i lëshoi vendimin mbi ndalimin për 24 orë. Rasti procedohet në prokurori.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme