Sulmon me armë zjarri disa persona Foto: Ilustrim

Sulmon me armë zjarri disa persona

15 nëntor 2017 11:06

Raportohet se një burrë ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave në fshatin Vërnakollë të Vitisë pas një fjalosje që kishin pasur.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:45, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Ankuesi shqiptar, shtetas i Kosovës, i ka raportuar policisë së Kosovës në Viti se derisa ishin në fshatin Vërnakollë komuna Vitisë për të marr dru me disa të afërt të tij, i njëjti është në një lokacion ka dal nga vetura dhe në atë moment ka vërejtur personin e dyshuar po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, i cili për një moment ka pas një fjalosje me viktimën, më pastaj nga një distancë e largët i dyshuari ka filluar të shtijë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës njësitet nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet rreth rastit. I dyshimti i njohur për policinë për momentin ka arritur ti shmanget Policisë dhe është në Kërkim. Fatmirësisht as kush nuk është lënduar me këtë raste.

Rasti po hetohet nga njësitet hetuese nga stacioni Policor i Vitisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme