Kronikë

Një muaj paraburgim për tentim vrasje një burrit në Prizren

Descriptive Text

Një burrit i është caktuar një muaj paraburgim për tentim vrasje për konteste pronësore në Prizren, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale I.M. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 13.11.2017, nga ora 10:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 13.12.2017.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 08.11.2017 rreth orës 13:20 minuta, në lagjen Arbana pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me pronën me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin me iniciale A.A., në atë mënyrë që me automjetin e tij Mercedes shkon në punëtorin e të dëmtuarit për të bërë me dije se ai dhe familjarët e tij nuk guxojnë me hy në parcelën kontestimore, deri sa nuk do të ketë një vendim nga Gjykata, me ç’rast në derë pret i mituri me iniciale E.A. dhe i pandehuri nga i mituri kërkon që ta thërras axhën dhe po sa i dëmtuari del i pandehuri drejtohet me fjalë fyese dhe e nxjerr pistoletën dhe nga një distancë prej një metër shtënë në drejtim të abdomenit duke e plagosur rëndë të dëmtuarin me iniciale A.A”, thuhet në komunikatë.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-RK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, thuhet në komunikatë.