Majin e vitit 1999, qindra kosovarë ishin sjellë dhunshëm në Burgun e Smrekonicës. I akuzuari për krime lufte në këtë periudhë, Zoran Vukotiq, njihej me nofkën Zoki, ndërsa me torturat e tij, ishte bërë i njohur te të gjithë.
Shefqet Binaku ka qenë dëshmitari i radhës që ka dëshmuar për akuzat për krime lufte ndaj Vukotiqit, e mbesin edhe 10 dëshmitarë të tjerë të ftuar nga Prokuroria, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurhan Maxhuni, përfaqësues i palëve të dëmtuara, përmend se ndërkohë janë paraqitur edhe dëshmitarë të rinj, dhe se ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura.
Megjithatë, Maxhuni sërish ka bërë thirrje për ata që mund të dëshmojnë në lidhje me krimet në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku janë vrarë 116 civilë në fillim të majit të vitit 1999.
Ndaj Vukotiqit, Prokuroria Speciale ka ngritur dy aktakuza, në njërën prej së cilës akuzohet për vrasjen e katër kosovarëve më 5 maj të vitit 1999 në Vushtrri.