Arrestohet i dyshuari që para disa ditëve kreu “Vrasje në tentativë”

Arrestohet i dyshuari që para disa ditëve kreu “Vrasje në tentativë”

14 nëntor 2017 14:19

Dje, në orët e pasdites, është arrestuar i dyshuar me iniciale I.M i cili para disa ditëve kishte kryer veprën “Vrasje në Tentativë”.

“Policia e Prizrenit tanimë ka siguruar prova të besueshme që e vërtetojnë dyshimin e bazuar”, thuhet në raportin e tyre policor.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma e tipit “Walther” me shtatë fishek dhe një karikator, me të cilën ka kryer veprën penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës ku edhe ka pranuar veprën që ka kryer.

Pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 ore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme