Kronikë

Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, afër Institutit Albanologjik.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Koha.net shihet se njëra veturë për t’iu shmangur aksidentit më të rëndë, ka hipur mbi ishullin mes dy shiritave.

Nga ky aksident nuk dihet nëse ka të lënduar.

Koha.net ka provuar të marrë informacione nga zyrtarët policor por megjithatë qasja me ta ka qenë e pamundur.