Policia jep detaje për grabitjen e mbrëmshme në “Western Union”, Prizren

Policia jep detaje për grabitjen e mbrëmshme në “Western Union”, Prizren

14 nëntor 2017 11:11

Dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur pasi kanë hyrë në një lokal duke e kanosur me armë viktimën femër, ia kanë grabitur një sasi të parave të gatshme dhe kanë tentuar që të largohen.

Por një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), pasi i ka vërejtur të dyshuarit, u ka dhënë urdhër për t’u ndalur.

Lexo edhe: Polici civil plagos njërin prej dy grabitësve të “Western Union”

Në raportin policor thuhet se të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë dhe ia kanë drejtuar armët. Zyrtari policor në vetëmbrojtje, ka shtënë me armën zyrtare në drejtim të të dyshuarve.

Të dyshuarit kanë arritur që të arratisen.

Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme