I konfiskojnë 37 qese me marihuanë, arrestohet në Prishtinë

I konfiskojnë 37 qese me marihuanë, arrestohet në Prishtinë

14 nëntor 2017 10:47

Dje në rrugën “Imzot Nik Prelaj” në Prishtinë, policia i ka konfiskuar një të dyshuari 10 qese të vogla substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

Më pas, njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e tij dhe kanë konfiskuar edhe 27 qese me mariahunë, gjithashtu një qese të vogël me fare.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme