Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohet një armë në Prishtinë

​Një 30 vjeçar me inicialet H. K është arrestuar në Prishtinë, pasi tek i njëjti Policia ka gjetur dhe konfiskuar një revole M57 e kalibrit 7.62 mm, si dhe një karikatorë me 8 fishekë.

Sipas Policisë, njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 02:00, në një lokal në lagjen Veterrnik në Prishtinë, kanë ndaluar personi i dyshuar H. K, mashkull, 30 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tij në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar rasti, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armës.