Aksidenti në Rrugën e Kombit, viktima këngëtarja nga Mirdita dhe 32 vjeçari nga Ferizaj

Aksidenti në Rrugën e Kombit, viktima këngëtarja nga Mirdita dhe 32 vjeçari nga Ferizaj

13 nëntor 2017 12:05

Vajza që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në hyrje të Kalimashit pasditen e së dielës ishte një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës, Stela Gjoka, bën të ditur abcnews.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Nje mjet tip “Volksëagen” që drejtohej nga vetë këngëtarja doli nga rruga dhe u përplas me barrierat. Një nga pjesë e trafikndarëses depërtoi mes për mes makinës.

29 vjeçarja nga Mirdita ndërroi jetë dy orë pas aksidentit, kurse 32 vjeçari nga Ferizaj i Kosovës ndodhet në spital. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti dhe pse dyshohet që paraprakisht makina ishte me shpejtësi dhe lagështira në rrugë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme