I dehur rrah gruan në Prishtinë, arrestohet Foto: Ilustrim

I dehur rrah gruan në Prishtinë, arrestohet

12 nëntor 2017 12:25

Policia e Kosovës ka raportuar për një dhunë familjare e cila ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se një burrë i cili ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht gruan e tij, transmeton Koha.net.

Viktima thuhet se pas lëndimeve që ka pësuar, ka kërkuar tretman mjekësor.

I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme