Kronikë

Në 3 aksidente 2 humbin jetën, 15 lëndohen, Policia apelon për kujdes

Duke iu referuar gjendjes së përgjithshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur, tri (3) aksidente të rënda të cilat kanë rezultuar me pasoja fatale, ku dy (2) persona kanë humbur jetën, dhe 15 të tjerë janë lënduar Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar.

Aksident trafiku me fatalitet, pesë të tjerë të lënduar

“Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Vdes një i mitur në Gllogjan në aksident trafiku, lëndohet 4 të tjerë

Policia më tutje shton, “të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, posaçërisht tani kur kanë filluar ndryshime atmosferike, reshje dhe shfaqje të mjegullave, gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit kur mund të paraqiten edhe ngrica të cilat vështirësojnë qarkullimin”.

Gjashtë të lënduar në një aksident zinxhirë në rrugën Prishtinë - Pejë

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit edhe në Rajonin e Pejës dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve, në veçanti aksidenteve me fatalitet.