Gjashtë të lënduar në një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë - Pejë Foto: Ilustrim

Gjashtë të lënduar në një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë - Pejë

12 nëntor 2017 11:37

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Njoftoheni se një aksident tjetër trafiku ka ndodhur me datë 11.11.2017, rreth orës 18:30 me ç’rast deri te aksidenti ka ardhur përderisa një ngasës i dyshuar ishte duke qarkulluar në rrugën Prishtinë- Peje, ka bërë kthim në mënyrë të pasigurt ku gjatë kthimit në të majtë nga drejtimi i Pejës vjen i dyshuari tjetër me automjetin e tij me shpejtësi të madhe duke e goditur automjetin e të dyshuarit të parë dhe pas kësaj e godet edhe një veturë të viktimës duke i shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme dhe në këtë aksident zinxhiror kanë pësuar lëndime gjashtë (6) shtetas të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Rastet e cekura janë duke u hetuar nga hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme