Vdes një i mitur në Gllogjan në aksident trafiku, lëndohen 4 të tjerë Foto: Ilustrim

Vdes një i mitur në Gllogjan në aksident trafiku, lëndohen 4 të tjerë

12 nëntor 2017 11:31

Dje rreth orës 23:21 në fshatin Gllogjan të komunës së Pejës pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, me ç’rast njëri prej tyre ka humbur jetën pas lëndimeve, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Më 11 nëntor rreth orës 23:21 ka ndodhur një aksident tjetër në afërsi të shkollës fillore në fshatin Gllogjan komuna e Pejës, me ç’rast janë lënduar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe njëri nga ta, i mitur, ka arritur në spital pa shenja jete sipas konstatimit mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë me targa të regjistrimit vendor e drejtuar nga i dyshimti A.K. (1998), i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Gllogjan-Pejë dhe kur arrin në afërsi të shkollës të këtij fshati vetëaksidentohet sipas hetueseve rajonal të komunikacionit rrugor, i njëjti nuk ju ka përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, kushteve të rrugës dhe si pasojë ka humbë kontrollin mbi veturë dhe ka ra në një kanal të ujitjes në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe më pas është rrokullisur në një livadh.

Me vendim të prokurorit të Shtetit viktima iu është liruar familjarëve, nuk është dërguar në autopsi, ndërsa të lënduarit tjerë janë ndaluar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme