Kronikë

I rrëzohet fëmija nga rimorkioja e traktorit në lëvizje, bëhet për spital

Descriptive Text

Një burrë në Istog, dje në orën 12:45, derisa ishte duke drejtuar mjetin e tij nuk i ka kushtuar kujdes fëmijës që kishte në rimorkio.

Policia e Kosovës raporton se i dyshuari mashkull shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me traktor, dyshohet se nuk i ka kushtuar kujdes fëmijës - viktimës femër shqiptare, që ishte në rimorkio.

“Fëmija bie nga rimorkio dhe pëson lëndime trupore. Viktima fillimisht dërgohet ne Spitalin e Pejës e më pas transportohet në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.