Afër kufirit Shqipëri-Kosovë kapet një kontrabandist mallrash

Afër kufirit Shqipëri-Kosovë kapet një kontrabandist mallrash

10 nëntor 2017 16:00

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Kufitare me akuzën e kontrabandës së mallrave. Në pranga ka rënë Bledar Karafili, 31 vjeç, banues në Tiranë, bën të ditur Shqip.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i planit të Pates”, rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë me automjetin tip “Volswagen CADDY”, ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i kodit penal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme