Shqiptari i plagosur në Ekuador është Remzi Azemi nga Kosova

Shqiptari i plagosur në Ekuador është Remzi Azemi nga Kosova

10 nëntor 2017 15:26

Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një tentim-atentat mafioz për pazaret e kokainës.

Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar, transmeton tch. Siç raportojnë mediat atje, ai po hetohet si i dyshuar për kryerjen e një vrasje. 

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme