Kamioni godet për vdekje biçiklistin 60 vjeçar

Kamioni godet për vdekje biçiklistin 60 vjeçar

10 nëntor 2017 12:42

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e paradites në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një kamion ka përplasur një 60-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10.30, teksa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si P.H., 60 vjeç, dhe mësohet se ai ka ndërruar jetë në vend, raporton tch.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme