Tre persona bëjnë për spital një të mitur në Klinë Foto: Ilustrim

Tre persona bëjnë për spital një të mitur në Klinë

10 nëntor 2017 11:18

Dje në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë, ka ndodhur një përleshje fizike e cila ka përfunduar me lëndime.

Sipas raportit policor, viktima e moshës së mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spital, pasi ishte sulmuar fizikisht nga tre meshkuj, transmeton Koha.net.

Njësia policore ka arritur të arrestojë një të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme