Plagoset shqiptari në Ekuador, dyshohet për trafik kokaine

Plagoset shqiptari në Ekuador, dyshohet për trafik kokaine

09 nëntor 2017 15:17

Një qytetar me origjinë shqiptare u qëllua me katër plumba pasditen e së martës në Guayaquil të Ekuadorit, sipas televizionit vendas Ecuavisa.

Rreth orës 5:30 të pasdites, dy persona me motor e ndoqën makinën Ford Explorer të të plagosurit kur ata vazhduan ta sulmonin atë nga dritarja e pasagjerëve, transmeton tch.

Mediat atje thonë se kanë qënë dhe dy persona të tjerë me origjinë shqiptare bashkë me të plagosurin, të cilët nuk u lënduan, por emrat nuk bëhen të ditur.

“Sapo ndodhi ngjarja, i plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme”, tha Romel Navarrete, shefi i Qarkut Model të Policisë së Ekuadorit.

“Ne nuk mund të hamendësojmë për përpjekje për vrasje për shkak pune ose grabitje. Ne jemi në proces hetimi”, tha Navarrete.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme