Kronikë

Vrasje në tentativë në Prizren, dorasi në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër.

Viktima raportohet se ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, pasi që i njëjti gjendet në arrati.