Vdesin burrë e grua në një aksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë Foto: Ilustrim/Koha

Vdesin burrë e grua në një aksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë

09 nëntor 2017 09:13

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, ku kanë humbur jetën dy qytetarë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka sqaruar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në ora 17:00 dhe është shkaktuar nga një drejtuese femër që voziste veturën BMW X6, e cila ka tentuar të tejkalojë një kamion dhe në shpejtësi e sipër ka goditur një veturë të tipit Opel që vinte nga kahu i kundërt, dhe pastaj ka goditur edhe një veturë të tipit Citroën.

Ai ka sqaruar se vetura Opel drejtohej nga një qytetar i lindur në vitin 1943 dhe në veturë gjendej edhe bashkëshortja e tij e lindur në vitin 1948, e cila ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Personi i lindur në vitin 1943, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për kundër intervenimit të ekipit mjekësor, për fat të keq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, ka njoftuar Hashani.

Po ashtu ai ka theksuar se lëndime të lehta kanë marrë edhe dy vozitësit tjerë.

Hashani theksoi se me urdhër të prokurorit, policia ka ndaluar vozitësen që ka shkaktuar aksidentin në ndalim 48 orë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme