Apeli liron nga akuza ish-kryetarin e vet Foto: Koha

Apeli liron nga akuza ish-kryetarin e vet

08 nëntor 2017 17:00

Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, ku janë të akuzuar edhe tre persona të tjerë për veprën penale dhënie ryshfeti.

“Në këtë pikë, aktakuza është hedhur dhe procedura penale është pushuar, pasi që nuk ka prova të mjaftueshme të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se ai ka kryer këtë vepër penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykimi do të vazhdoj për pikat e tjera të aktakuzës.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, pretendohet se kishte takuar disa persona në tentimin për të kthyer një borxh prej 200 mijë eurosh për një familjar të tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasniqi09/11/2017 13:12

Shum kohe e mund duhet qe gjykatat tona te kthehen ne gjendje normaliteti,duke u cliruar nga ekspanzioni te ndikimit te SHIK-ut (rrjedhimisht te aferes PRONTO).Gjykatat tona jane shendruar ne oda,sikunder i gjithe sistemi qeverises,me te gjitha negativitet ne permbajtje.

alban09/11/2017 13:10

A eshte ky ai tipi qe e pa krejt dynjaja tu kerku pare nje te akuzuari per me e liru prej aktakuze?! E Gjykata s'paska gjet prova? Ky shtet ka shkue per lesh

Shto koment

Të ngjashme