Kronikë

Arrestohet sepse rrahu gruan dhe të bijën

Një person është arrestuar të martën në Prizren për shkak të sulmit fizik ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.