Konfiskohet një kombi me dru, arrestohet i dyshuari

Konfiskohet një kombi me dru, arrestohet i dyshuari

08 nëntor 2017 10:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një kombi të ngarkuar me dru në Viti, që ishte duke i transportuar mjetet pa leje përkatëse.

Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Gjilanit, mjeti me ngarkesë ishte dërguar në oborrin e Pylltarisë kurse gjatë natës i dyshuari ka thyer derën e pylltarisë dhe pa leje ka marrë kombin me dru.

Policia e Kosovës e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili më pastaj është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti Procedohet në Gjykatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme