Arrestohet një person i dyshuar për “vjedhje të rënda” Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet një person i dyshuar për “vjedhje të rënda”

08 nëntor 2017 09:55

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale “vjedhje e rëndë”, raste këto që ishin raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Skenderaj, ku cak i këtyre vjedhjeve ishte një veturë, pjesë të veturave dhe një vjedhje në një objekt të Qendrës së Mjekësisë Familjare, transmeton Koha.net.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprave penale, ku rrjedha hetimore e hetuesve policorë në kuadër të stacionit në Skenderaj, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit A. D., 20 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i komunës se Drenasit, shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu hetuesit policorë kanë gjetur veturën e vjedhur ku pas verifikimit të provave dhe procedurave vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme