Aksident në Mitrovicë, vdes një 69-vjeçar Foto: Ilustrim

Aksident në Mitrovicë, vdes një 69-vjeçar

08 nëntor 2017 09:36

Një 69-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 në Koshtovë të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte këmbësori H.A..

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit.

Ndaj të dyshuarit 34 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme