Një muaj paraburgim për shkaktim të aksidentit dhe djegie të veturës

Një muaj paraburgim për shkaktim të aksidentit dhe djegie të veturës

07 nëntor 2017 13:40

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 04.11.2017, nga ora 04:40 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 04.12.2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri me inicialet e lartëpërmendura dyshohet se me datën 04.11.2017 rreth orës 04:30 minuta, në rrugën “Ismail Kryeziu”, në lagjen Arbana, duke e drejtuar automjetin e llojit “Fiat Bravo”, dhe shoku i tij pasagjer, pa targa të regjistrimit e godet një shtyllë të ndriçimit dhe pastaj me dashje ja vë flakën veturës në pronësi të panjohur, me qëllim të dëmtimit të asaj veture dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij veprimi të kundërligjshëm shkakton dëm material në shtyllën elektrike dhe lëndime trupore merr i dëmtuari”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se duke e pasur parasysh se vepra penale është kryer në hapësirë publike ku ka mundur të rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, forma e kryer është e dhunshme, duke përdorur zjarrin për të arritur qëllimin, gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrëvënie nga neni 334 par.2 të KPRK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme