Pesë të arrestuar për posedim të armëve të zjarrit

Pesë të arrestuar për posedim të armëve të zjarrit

07 nëntor 2017 13:34

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e asistuar nga njësit vartëse të drejtorive rajonale policore, duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se pjesë e realizimit të këtij plani kanë qenë njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, duke përfshirë atë për migrim dhe të huaj, njësitë për reagim të shpejtë dhe njësitet patrulluese të DRP-ve.

“Implementimi i planit operacional i quajtur “Vjeshta 2017”, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (30) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (4) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj”, thuhet në komunikatë.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, përderisa janë konfiskuar (2) revole e tipit TT, tre (3) karikator, (16) copë municione, (3) thika ushtarake dhe (1) qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (212) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre;

Ø Shtetase të Shqipërisë -------123

Ø Shtetase të Malit të Zi ----------1

Ø Shtetase e Maqedonisë ---------2

Ø Shtetase të RKS-së ----------- 86

Të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lëndëve në fjalë.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme