Kronikë

Kapet duke vjedhur kabllo të rrymës, arrestohet

Një burrë i komunitetit rom është kapur duke vjedhur kabllo të rrymës në Mitrovicën veriore me ç’rast është arrestuar, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:05, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllo të rrymës. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.