Kronikë

Rrotullohet me traktor, lëndohet rëndë një person në Lipjan

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrotulluar me traktorin e tij derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:40 në Lipjan, transmeton Koha.net.

“Raportohet se viktima, burrë shqiptar, deri sa ishte duke punuar në pronën e tij është rrotulluar me traktor me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thotë PK.

Viktima ndihmën e pare mjekësore e ka marrë në QKMF Lipjan dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.