Dy të arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje

Dy të arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje

07 nëntor 2017 10:29

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dy burra për dhunë në familje.

“Dje rreth orës 12:20 është arrestuar një burrë pasi ka kanosur me jetë vëllanë e tij pas një mosmarrëveshje”, bën të ditur PK, transmeton Koha.net.

Kurse më 5 nëntor PK thotë se, “i dyshuari kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me armë bashkëshorten e tij. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën –pistoletë me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 9 mm”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme