Një muaj paraburgim pas kërcënimeve me armë

Një muaj paraburgim pas kërcënimeve me armë

07 nëntor 2017 10:18

Një personit i është caktuar një muaj paraburgim pasi më 1 nëntor kishte shtënë me armë zjarri duke kërcënuar një person tjetër në Prizren.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.B. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 03.11.2017, nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 03.12.2017.

“I pandehuri me inicialet e lartë përmendura dyshohet se me datën 01.11.2017 rreth orës 23:45,minuta, në rrugën “Flamuri”, afër shkollës së mjekësisë në Prizren, nga vetura e tyre, shtinë me armë zjarri në mënyrë kërcënuese ose frikësuese pasi që të pandehurit më parë kishin pasur problem mes vete me të dëmtuarin me iniciale D.D., i cili në ato momente kishte qenë duke ndenjur në një lokal aty afër, dhe me qëllim të qërimit të hesapeve në mes veti ndërmarrin veprimin e tillë të kundërligjshëm duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë duke lëvizur në atë rrugë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë më tutje thuhet se, “me këtë veprim i pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPRK-së, dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par.1. , lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme