Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar për skandalin e naftës

Arrestohet në Zvicër shqiptari i kërkuar për skandalin e naftës

06 nëntor 2017 21:07

Një ndër biznesmenët e përfolur dy vite më parë në lidhje me skandalin e naftës “virgin” u ndalua në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.

Burime të Interpol thanë se, Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u akuzua nga Prokuroria e rrethit gjyqësor të Fierit për shitjen e 4.4 milionë litrave naftë të papërpunuar me qëllim shmangien e akcizës.

Xhillari u ndalua nga policia lokale dhe do te mbahet në gjendje burgimi deri në mbërritjen e plotë të dokumenteve të tij lidhur me kërkesën e ekstradimit. Gjyqi do të zhvillohet në Zvicër./TCh

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme