Publikohen pamjet nga vjedhja e arkave me para e dokumente në “Pastrimi”

06 nëntor 2017 19:29

Mbrëmjen e së dielës, kompania “Pastrimi” në Prishtinë është bërë cak i hajnave.

Në këto xhirime të kamerave të kompanisë, tre hajnat shihen duke marrë njërën nga kutitë e vjedhura të kompanisë, raporton KTV.

Menaxhmenti i kompanisë në fjalë ka konfirmuar se në njërën arkë të vjedhur ka pasur para, kurse në tjetrën dokumente.

Salihu ka bërë të ditur se kjo është hera e tretë që kompania është pre e hajnave, po që në herët e kaluara nuk kishin vjedhur para, pasi të njëjtat i kanë pasur të deponuara në bankë.

Edhe pse nuk ka asnjë të dyshuar, Salihu ka thënë se një dukuri e tillë në këto ditë ka ndodhur edhe në Ujësjellësin Rajonal Prishtina, në kompaninë “Kosovatex” dhe në një auto-larje afër kompanisë “Pastrimi”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat ia kanë përcjellë rastin njësisë së hetimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Qytetari07/11/2017 09:57

Kater hajna* Shih sekonden e 14te. Dy jane perpara dy mrama tuj e shty arken.

Shto koment

Të ngjashme