Bilanci i tetorit për droga në shkolla: 114 persona në pranga për rreth 4 kg marihuanë e heroinë Foto ilustrim

Bilanci i tetorit për droga në shkolla: 114 persona në pranga për rreth 4 kg marihuanë e heroinë

06 nëntor 2017 16:32

Urdhri operativ policor “Stop drogave në shkolla” gjatë muajit tetor ka vënë në pranga 114 persona të dyshuar, prej tyre 38 shpërndarës dhe 76 konsumues të drogës.

Policia e Kosovës njofton se në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës gjatë periudhës kohore njëmujore, konkretisht nga 02.10.2017 deri 31.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të implementimit efektiv të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla”.

Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave. Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Për periudhën raportuese njëmujore janë realizuar: 933 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave; 1813 patrullime rreth shkollave; 2385 persona të kontrolluar; 958 vetura të kontrolluara; 75 lokale të kontrolluara; 23 ligjërata në shkolla me 1505 pjesëmarrës, nxënës, 100 pjesëmarrës, prindër; 1265 fletushka, broshura.

Si rezultat i angazhimit të shtuar policor janë: iniciuar 101 raste; arrestuar 114 persona. Ndërsa janë konfiskuar: Mariuhanë 3 kg e 781.75 g (në realizim të planit); Heroinë 267,5 g (jashtë oborreve të shkollave); 2 bimë të kanabisit ( jashtë oborreve të shkollave); 1 tabletë ekstazy (jashtë oborreve të shkollave).

Në kuadër të konfiskime tjera, Policia ka kapur 4804.6 euro; 4 armë; 54 fishekë; 1 boks hekuri; 1 veturë dhe 1 shufër metalike.

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m, rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 101 rasteve: 13 raste brenda oborreve; 27 raste afër oborreve të shkollave; 61 në perimetrin prej 300m.

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114): 25 janë nxënës (të gjithë të shkollave të mesme);

89 nuk kanë qenë nxënës.

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114): 38 persona kanë qenë shpërndarës të drogës dhe 76 konsumues.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale, dhe ne veçanti luftës ndaj trafikimit me narkotik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme