Kronikë

Një person në Istog vdes gjatë punës

Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë në një fshat në Istog, derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Koha.net, se personi në fjalë ka vdekur derisa ishte duke u dërguar në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 11:00, kemi marrë informacione se në një fshat në Istog, një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar, por nuk kemi arritur të sigurojmë ende detaje tjera”, ka thënë Rugova për Koha.net duke shtuar se nuk dihet saktësisht se çfarë apo ku ishte duke punuar.

Ai gjithashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve të tij.