Vidhen rreth 1 mijë euro dhe dokumente në kompaninë “Pastrimi” Foto: Ilustrim/Koha

Vidhen rreth 1 mijë euro dhe dokumente në kompaninë “Pastrimi”

06 nëntor 2017 13:19

Caku i hajdutëve në Prishtinë këtë herë ishte kompania “Pastrimi”.

Drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu, ka thënë për Koha.net se janë vjedhur dy arka.

Sipas tij në njërën arkë e cila ishte në zyrën e arkëtarit, janë vjedhur rreth 1 mijë euro, ndërkaq në tjetrën arkë, e cila gjendej në zyrën e Salihut, janë vjedhur disa dokumente.

Salihu ka thënë për Koha.net se rasti besohet të ketë ndodhur gjatë ditës së shtunë ose të diel, pasi që nga dita e premte, të gjitha zyrat kanë qenë të mbyllura.

Ai ka njoftuar se rasti është lajmëruar edhe në Polici, ndërkaq tani përmes kamerave të sigurisë, njësitë policore po provojnë të zbardhin rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme