Shqiptarë të implikuar në rrjetin grek të falsifikimit të pasaportave të BE

Shqiptarë të implikuar në rrjetin grek të falsifikimit të pasaportave të BE

06 nëntor 2017 11:40

Policia greke ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve, që i pajiste me pasaporta të falsifikuara, njoftoi media greke të hënën.

Në një operacion të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, ndërsa dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë.

Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit.

Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Autoritetet greke thonë se rrjeti kishte falsifikuar qindra pasaporta që dallohen për një saktësi të lartë dhe prandaj mjaft të vështira për t’u zbuluar. Pritet që policia greke të japë më shumë detaje për çështjen gjatë ditës së hënë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme