Kërcënuesit me thikë grabisin 20 euro e një pako cigare Foto: Ilustrim

Kërcënuesit me thikë grabisin 20 euro e një pako cigare

06 nëntor 2017 10:52

Policia e Kosovës, raporton për dy grabitje të cilat ndodhën mbrëmë në Prishtinë, por në lagje të ndryshme.

Sipas raportit policor, njëra ka ndodhur në rrugën “Rexhep Krasniqi”, ku një i panjohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur një personi 20 euro, transmeton Koha.net.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte lënduar nga thika. Hajni nuk është identifikuar.

Rasti tjetër, siç raporton policia, po ashtu një tjetër i panjohur me thikë i ka grabitur një personi një pako cigare.

Në këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme