Një muaj paraburgim për shpërndarësin e substancave narkotike

Një muaj paraburgim për shpërndarësin e substancave narkotike

05 nëntor 2017 17:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.

Të pandehurit M.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe atë duke filluar prej datës 04.11.2017 deri me datën 04.12.2017.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, pa autorizim ka shpërndarë, shitur dhe transportuar substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, andaj caktimi i masës së paraburgimit ndaj të njëjtit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale, sepse nëse i pandehuri do të gjendet në liri, do të ketë mundësi të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme