I vë zjarrin veturës pas vetë-aksidentit Foto: Ilustrim

I vë zjarrin veturës pas vetë-aksidentit

05 nëntor 2017 09:43

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dy të dyshuar pasi që kishin shkaktuar vetë-aksident në trafik, njëri prej tyre qëllimisht i kishte vënë zjarrin veturës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 04:20, transmeton Koha.net. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Dy të dyshuar shqiptarë pasi që kishin shkaktuar vetë-aksident trafiku, njëri nga prej tyre qëllimisht i kishte vënë zjarrin veturës. Zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme