Vdes një person në QKUK një muaj pas aksidentit në trafik

Vdes një person në QKUK një muaj pas aksidentit në trafik

05 nëntor 2017 09:32

Një burrë ka ndërruar jetë në QKUK pasi ishte shkelur në zebra nga një veturë një muaj më parë.

Koha.net kishte raportuar se aksidenti kishte ndodhur afër Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kur një veturë kishte goditur një të moshuar, që sipas dëshmitarëve e kishte gjuajtur rreth 3 metra larg viktimën.

Shkelet në vendkalim një këmbësor në Prishtinë

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima, burrë shqiptar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ishte duke u trajtuar në QKUK, i njëjti me 04.11.2017 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme