Burri gjen gruan e vdekur në oborrin e shtëpisë në Bardhosh Foto: Ilustrim/Koha

Burri gjen gruan e vdekur në oborrin e shtëpisë në Bardhosh

04 nëntor 2017 12:10

Dje një grua është dërguar pa shenja jete në Ambulancën e fshatit në Bardhosh, pasi e njëjta është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë.

“Ajo është gjetur e vdekur nga bashkëshorti i saj, e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre”, thuhet në raportin policor.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme