Policia gjen armën që u përdor për vrasjen e Aulon Zekës

Policia gjen armën që u përdor për vrasjen e Aulon Zekës

04 nëntor 2017 12:06

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se ka gjetur armën e cila është përdorur më datë 15 shtator 2017, për vrasjen e Aulon Zekës.

Kjo “Vrasje e rëndë” ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku më pas ishin arrestuar dy të dyshuar.

Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona, dy nga ta të mitur, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme