Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Tiranë, arrestohen 6 persona

Sekuestrohen 1.3 tonë kanabis në Tiranë, arrestohen 6 persona

04 nëntor 2017 12:05

Gati 1,3 tonë hashash janë gjetur nga policia gjatë dy aksioneve antidrogë në Tiranë.

Në aksionin e parë “Befasia” që u zhvillua në rrugën “Unaza e Re”, policia bëri arrestimin e katër peronave që nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar automjetin, në brendësi të të cilit ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, në sediljen e pasme dhe në bagazhin e mjetit. Policia i ndoqi nga pas deri në momentin që humbën kontrollin e mjetit dhe u neutralizuan.

Ndërsa në zonën e Rinasit u arrestuan burrë e grua, pasi në katin e dytë të banesës së tyre u gjetën 170 thasë me hashash, gati për shitje.

Policia po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e 3 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme