Tre policë dënohen me burgim për ryshfet në Prizren Foto: Ilustrim

Tre policë dënohen me burgim për ryshfet në Prizren

03 nëntor 2017 14:12

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me burgim dhe gjoba tre policë të akuzuar për marrje ryshfeti në Prizren.

Të akuzuarin me iniciale N.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 2000 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale D.B. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale M.S. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I akuzuari me iniciale B.B. nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës, është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet

Të akuzuarit në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme prej datës 15.08.2016 e deri me datë 10.11.2016, në bashkëveprim në mes vete, në cilësinë e personave zyrtar- policëve të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe marrin për vete ryshfete të holla, duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, ndërmarrin veprime në kundërshtim me Ligjin e Komunikacionit Rrugor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme