Zbulohet rrjeti i vjedhësve në Viti, drejtohej nga një femër

Zbulohet rrjeti i vjedhësve në Viti, drejtohej nga një femër

03 nëntor 2017 11:19

Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni policor i Vitisë, në vazhdim të hetimeve te rasteve ditëve të fundit ka zbuluar një zinxhirë prej tetë (8) rasteve të “vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda” në të cilat raste janë vjedhur gjera të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme në Viti dhe rrethinë.

Sipas njoftimit për media , cak i vjedhjeve kanë qenë:

• Katër (4) shtëpi private;

• Tri (3) kioska për shitjen e mallit, dhe

• Një (1) shitore ushqimore

Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni policor i Vitisë, ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë si të dyshuar në këto raste një person madhor të gjinisë femërore, shqiptare, shtetase e Kosovës, si dhe tre (3) persona të mitur, të cilët në bashkëveprim dyshohet t’i kenë kryer këto vepra.

të gjitha fazat e hetimit të rasteve është njoftuar prokurori pranë departamentit për te mitur, si dhe Qendra për Punë Sociale në Viti si dhe avokatet mbrojtës, sipas detyrës zyrtare për personat e mitur.

Disa nga gjërat e vjedhur janë gjetur dhe janë konfiskuar, si dhe u janë kthyer pronareve legjitim.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit janë bërë kallëzime penale për katër (4) të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit rastet në procedurë të rregullt janë proceduar në gjykatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme